Policia Rajonale në Ferizaj ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj më saktësisht në fshatin Mirosale në Ferizaj.
Sipas policisë, kjo informatë me foto është dërguar nga një qytetarë përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’.
Policia ka bërë të ditur se ka ftuar qytetarin S.B (M/K) 61 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e ka pranuar kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet nga policia në Ferizaj.