Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në Republikën e Kosovës, ndërsa dy të dyshuar lidhur me këto raste janë dërguar në mbajtje.
Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), ku thuhet se tre të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt
Sipas policisë, këto raste kanë ndodhur në Jug të Mitrovicës, Fushë Kosovës, Gjakovë, Ferizaj dhe në Han të Elezit.
Në raport thuhet se në pesë raste është ushtruar dhunë nga bashkëshortët ndaj grave, në një rast thuhet se vjehrra e ka sulmuar viktimën femër me mjet të drurit dhe në një rast bëhet e ditur se babai ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. /Gazeta Enigma.