EHF-ja vlerëson rritjen e Përfaqësueses së Kosovës

EHF-ja vlerëson rritjen e Përfaqësueses së Kosovës

‘Kosova është përmirësuar shumë gjatë viteve të fundit’. Kështu shkruan faqja zyrtare e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), të hënën.

EHF-ja ka paralajmëruar ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botëror, ku paraqitet edhe përfaqësuesja jonë. Ndeshjen e parë, Kosova e luan ndaj Turqisë, të mërkurën në Eskishehir. Ndërkohë të dielën në Prishtinë është ndeshja me Belgjikën.

Atmosfera në skuadër është e jashtëzakonshme dhe këtë e kanë konfirmuar si shtabi teknik ashtu edhe lojtarët. Një ndeshje e mirë dhe një rezultat i favorshëm ndaj Turqisë, do të ishte me peshë shumë të madhe për përfaqësuesen tonë.

Synimi mbetet njëra prej dy vendeve të para në grup dhe avancimi në raundin e dytë kualifikues. Katër ndeshje tjera luhen në janar. Pos me Turqinë në shtëpi dhe me Belgjikën në udhëtim, në janar i kemi edhe dy ndeshje me Greqinë.

Related Articles