Shifra alarmante, 60 viktima nga COVID brenda 24 orëve në Serbi

Shifra alarmante, 60 viktima nga COVID brenda 24 orëve në Serbi

Sipas të dhënave zyrtare, 60 persona të tjerë kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e coronavirusit në Serbi, pra numri i përgjithshëm i viktimave është 10.078, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Që nga përmbledhja e fundit e situatës në Serbi, 24,653 persona janë testuar për coronavirus, nga të cilët 7,111 janë pozitivë.

Në respiratorë janë 282 pacientë. Gjithsej 6781 persona u shtruan në spital, raporton n1.

Që nga fillimi i pandemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1,155,756 raste të infektimit. Shkalla e vdekshmërisë është 0.87 për qind.

Deri në orën 15 të datës 02.11.2021, në Serbi janë testuar gjithsej 6.357.224 persona të cilët plotësonin kriteret për përcaktimin e rastit. 

Related Articles