Ish-boksieri nga Malisheva e Gjilanit, njëherit ndër boksierët më të mirë që ka pasur shteti i Kosovës pas Luftës, i cili boksonte në kategoritë e lehtë e velter 60-64kg, ishte detyruar që dorëzat e boksit t`i largoj pa dashjen e tij që në vitin 2010 për shkak komplikimeve që kishte me shëndetin e tij.
Shabani për 9 vite trokiti derë më derë në çdo spital të Kosovës por asnjëherë nuk ju dha ndihma dhe as që u ndihmua asnjëherë së paku moralisht.
Në vitin 2018 sëmundja e tij filloi të përkeqësohet duke u detyruar të shtrihet katër herë në javë në Homodializë, por edhe këtu pati probleme të mëdha pasiqë nuk kishte mjete financiare ti blej medikamentet e nevojshme.Në vitin 2019 falë njerëzve të vullnetit të mirë ish-kampioni i shumë turneve të mëdha si në vend një ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, arrin të shpërngulet në shtetin e Francës për të gjetur shërim. “Isha para vetëvrasjes, askush me mua nuk bisedonte dhe askush së paku nuk më përshëndetke as në rrugë, kisha dhimbje të mëdha pa shpresë për shërim, por falë njerëzve që kanë zemër të madhe me ndihmën e tyre kam arritur në Francë që nga tetori i vitit 2019 në Clermont-Ferrano, dhe tani e dy vite i jam nënshtruar të gjitha rregullave mjekësore për të arritë gjerë te transplantii veshkës”.
Ish-boksieri Rasim Shabani si asnjëherë në jetën e tij është i lumtur që do t`i rikthehet jetës normale. “Sot plot 7 orë ka qenë intervenimi i transplantit të veshkës, jam në gjendje të mirë shëndetësore po i rikthehem jetës, po hapet një jetë e re për mua, këtë lumturi të sotit as në ëndërr nuk e kam përjetuar po më duket se kam lindur për të dytën here, pas plot 12 vitesh po e përjetoj normal edhe ajrin e diellin. Unë personalisht nga zemra i falënderoj pa kufij të gjithë ata që më dolën në ndihmë në ditët e errëta të mia, unë nuk mundem t’jua kthej, por lus zotin që ai me fuqinë e tij të bëjë mrekulli në familjet e secilit që më ka ndihmuar, ndërsa stafit mjekësorë të Francës përjetësisht i jam falënderues për kujdesin që kanë pasur ndaj meje”.