Një nxënës 16-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është qëlluar në kokë nga një nxënës tjetër, të martën në mëngjes, ka bërë të ditur Policia e Georgias.
Sipas oficerëve policorë të departamentit të Lawrencevilles, dikush e ka lajmëruar policinë se ka dëgjuar të shtëna me armë dhe pastaj kanë parë një fëmijë të shtrirë në rrugë.
Zyrtari policor J.O.Parker ka thënë se një 17-vjeçar dyshohet se ka shtënë mbi një 16-vjeçar. Viktima është transportuar menjëherë në spital.
Detektivët policorë kanë arritur ta lokalizojnë të dyshuarin në të njëjtën lagje, rreth 48 kilometra në veri të Atlantas, ku ndodhi gjuajtja me armë.
Ai është arrestuar dhe akuzohet për sulm të rëndë dhe armëmbajtje gjatë kryerjes së një vepre penale, ka bërë të ditur policia.
“Akuzat mund të ndryshojnë ose përmirësohen në varësi të gjendjes së viktimës”, ka thënë Parker. /Gazeta “Enigma“/