Mediumi më prestigjioz amerikan ‘New York Times’ ka shkruar për filmin ‘Zgjoi’ të Blerta Bashollit, film ky që pati një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke u bërë edhe kandidatura e Kosovës për çmimin Oskar, në kategorinë për filmin më të mirë të huaj.
New York Time, artikullin për këtë film e titulloi “Rishikimi i ‘Zgjoi’: Pas luftës, një e mbijetuar e gjen veten”.
“Megjithatë, kryesisht ajo që të bën të tërbuar është performanca e fuqishme, e bazuar fizikisht e Gashit, e cila artikulon në mënyrë lirike punën e brendshme të personazhit të saj të heshtur. Së bashku, interpretuesja dhe regjisorja shpalosin harkun e një jete përmes gjesteve të Fahrijes dhe në vijat e forta të nofullës së saj, në buzët e saj pa buzëqeshje dhe në shikimin e saj të ulur shpejt. Dhe ndërsa stoicizmi i personazhit duket si një mur i pathyeshëm, këto dy gra e çmontojnë – dhe e rindërtojnë atë – me efekt nxitës”, thuhet në një pjesë të artikullit.
Filmi shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe. Drama e jashtëzakonshme është e bazuar në ngjarje të vërteta të grave që kanë mbetur të veja për shkak të luftës, të cilat luftojnë kundër patriarkatit. Gashi luan rolin e Fahrije Hotit.
Ky film tashmë është dhënë premierë në shumë vende të botës. Ndërsa, nga 5 nëntori ky film do të shfaqet edhe në kinematë e Amerikës.