Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Shqipëria ka siguruar nëpërmjet instrumentit të BE blerjen dhe futjen në vendin tonë të barnave kuruese ndaj COVID-19, nga Kompaina Merck dhe Pfizer-Biontech, për cilat po pritet dhe certifikimi nga EMA.
“Kompania Merck e ka nxjerrë ka përfunduar fazën e tretë, trial e fazës së tretë dhe tashmë Britania e Madhe e ka miratuar që është Mulnopiraviri. Ne kemi bërë kontaktet direkte me Merck-un ndërkohë që jemi duke kontaktuar dhe kemi bërë takimet e para. Kemi kontaktuar kemi marrë kontakte me kompaninë Merck kemi marrë kontakte me kompaninë Pfizer dhe Pfizer është duke prodhuar dhe është në fazën e tretë të studimit të një bari”, tha Manastirliu në një intervistë për News24.
Manastirliu tha se Shqipëria ka bërë porositë e para në lidhje me pilulën ‘Mulnopiravir’, e prodhuar nga kompania “Merck”, e miratuar sot nga Britania e Madhe, përmes lidhjeve dhe instrumenteve të përbashkët të krijuar dhe nga BE, qeveria shqiptare është në listën e vendeve në pritje.
“Janë duke eksploruar këto barna të cilat mendohet së do të jenë game changer do të ndryshojnë kohën e shërimit. Dhe që do të jenë edhe si një mbështetje për vaksinën edhe për trajtimet dhe për rekduktimin në 50 % të fazave të rënda dhe të hospitalizimeve. Kemi krijuar mundësinë dhe lidhjen direkte që nëpërmjet instrumentit që BE ka dhe që blen vetë barnat dhe që do të blejë edhe këto barna të reja që është Joint Procurement ose instrumenti i përbashkët që BE ka vendosur për blerjen e barnave të jemi dhe ne në këtë listë ku kemi përcaktuar tashmë edhe detajet e të gjitha sasive dhe procedurave që do të ndjekim duke qenë se qeveria i ka marrë masat q edhe përsa i përkët terapive të reja që janë terapi inovative” , u shpreh Manastirliu.