Një diplomat rus është gjetur i vdekur mëngjesin e së premtës në Berlin. Sipas raportimeve, ai ka rënë nga kati i sipërm.
“Russia Today” raporton se viktima, 35-vjeçar, i punësuar në ambasadë, ka rënë nga dritarja.
Sipas të përditshmes gjermane “Spiegel”, ai ka punuar si sekretar në misionin diplomatik rus.
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë njoftoi se kishte informacion për vdekjen e punonjësit të ambasadës ruse, por nuk pranoi të publikonte detaje për shkak të privatësisë së të dhënave të atij personi.
“Bild” theksoi se shërbimet gjermane të sigurisë e kanë shënuar 35-vjeçarin si spiun që punonte për Shërbimin Federal të Sigurisë Ruse. /Gazeta “Enigma”/