Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, përmes një shkrimi në facebook, ka thumbuar Qeverinë Kurti, pasi SHBA-ja nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracisë.
Lidhur me këtë mos-ftesë, Gashi tha “As në dekë, e as në drekë! Populli…”, ka shkruar Gashi.
Ky Samit është organizuar nga Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ku në Ballkanin Perëndimor nuk ftoi vetëm Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Serbinë.
Lidhur me këtë zhvillim, eksponentë të politikës vendore kanë reaguar në drejtim të Qeverisë Kurti.