Musliu mohon se PDK-ja ka të bëjë me grafitet fyese në shtëpinë e Adelina Graincës

Musliu mohon se PDK-ja ka të bëjë me grafitet fyese në shtëpinë e Adelina Graincës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka mohuar se Partia Demokratike e Kosovës ka të bëjë me grafitet fyese në shtëpinë e ish-deputetës të kësaj partie, Adelina Granica.

Një familjar i Graincës tha dje se kishte dyshime që PDK-ja qëndronte prapa këtyre grafiteve.

Kurse, Musliu sot shkroi se kjo nuk është kulturë e PDK-së dhe se grafitet nuk i përkasin historisë së partisë.

“Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojrave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së!Bollni ma me pisllaqe!”, shkroi ajo.

Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojrave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së!Bollni ma me pisllaqe!Posted by Ganimete Musliu on Tuesday, April 20, 2021

Related Articles