Të paktën 84 persona kanë vdekur në Sierra Leone të Afrikës, pas shpërthimit të një kamioni që bartte karburant.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se shpërthimi ka ndodhur të premten në rrugën “Bai Bureh”, pasi një kamion që po transportonte karburant u përplas me një tjetër.
‘Videot dhe pamjet filmike që po bëjnë xhiro në rrjetet sociale janë tronditëse”, ka thënë kryebashkiaku i Freetown./Gazeta “Enigma”/