Zyrtare: Peja përforcohet me basketbollistin Tyrone White

Zyrtare: Peja përforcohet me basketbollistin Tyrone White

Peja ka bërë një goditje të madhe duke angazhuar basketbollistin e njohur Tyrone White.

Lajmin e ka bërë publike vet skuadra pejane përmes një njoftimi në “Facebook”.

“White ka luajtur në ligen e dyte më të fortë në SHBA, atë të G-League ku ka pasur performanca të shkelqyera.

Gjithashtu, lojtari në fjalë ka luajtur në shtetet e Amerikes Jugore si në eliten e basketbollit në Argjentinë, Venezuelë e Meksikë me paraqitje mbresëlënëse.

Mirësevjen në folen e Shqiponjave, Tyrone”, ka shkruar KB Peja. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles