Të martën në mbrëmje, disa tërmete goditën Kroacinë dhe njëri prej tyre kishte epiqendrën e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Sipas faqes së internetit të EMSC, pjesë nga Sllavonia, Zagrebi në Dalmaci u lëkundën brenda pak orësh, shkruajnë mediat boshnjake.
Tërmeti i parë që u regjistrua ishte ai në Zagreb, ku rreth orës tre qyteti u godit nga një tërmet prej tre gradësh sipas shkallës Rihter.
Sipas Shërbimit Sizmologjik Kroat, tërmeti ndodhi afër Markushevac në Zagreb dhe asnjë dëm material nuk është raportuar deri më tani.
Një orë më vonë, një tërmet me fuqi 2.6 të shkallës Rihter goditi Dalmacinë, dhe epiqendra e këtij tërmeti ishte në Bosnjë dhe Hercegovinë, më saktësisht 11 kilometra nga Glamoq.
Shumë shpejt pas këtij tërmeti, toka e Dalmacisë u trondit edhe një herë, dhe sipas EMSC, një tërmet me fuqi 3.2 goditi pjesën qendrore të Dalmacisë me një epiqendër 15 kilometra në verilindje të Splitit, në një thellësi prej 40 kilometrash.
Më i fundit në një seri tërmetesh që goditi Kroacinë ndërmjet të martës dhe të mërkurës në mbrëmje u regjistruan përsëri afër Sisak, dhe epiqendra e tërmetit me fuqi 2.4 të shkallës Rihter u regjistrua 29 kilometra në perëndim të këtij qyteti.
Sipas raportit të EMSC, përveç rrethinës së Zagrebit, Sisakut, Glinës dhe qyteteve të tjera, ky tërmet u ndie edhe nga banorët e Velika Kladusha dhe qytetarë të tjerë që jetojnë në zonat kufitare midis BeH dhe Kroacisë.