Dy ish-futbollistët e kombëtares holandeze rrezikojnë burgun, ja arsyeja!

Dy ish-futbollistët e kombëtares holandeze rrezikojnë burgun, ja arsyeja!

Ueb faqja e paligjshme e basteve e drejtuar nga mafia Edobet është hetuar prej kohësh në Holandë dhe dy ish-futbollistë, Wesley Sneijder dhe Dirk Kuyt, janë në mesin e të akuzuarve.

Futbollistët e famshëm holandezë dyshohen se kanë vënë baste në ‘Edo-bet’, madje Kuyt e ka pranuar edhe fajin.

Dëshmitarët thonë se ai ndonjëherë paguante 25,000 euro, ndërsa Kuyt u ka thënë hetuesve se po vënte baste për argëtim.

Kuyt mund të përballet me një dënim me burg sepse ai i mori personalisht paratë nga Edobet.

“Unë merrja para në pikën e karburantit. Më pëlqeu kjo sepse mund të vija baste në mënyrë anonime”, ka thënë Kuyt.

Sneijder, nga ana tjetër, mohon përfshirjen e tij në këtë rast, por pranoi se kishte kontakte me disa nga njerëz që drejtonin ‘Edo-bet’.

Nëse vërtetohet se Sneijder ka vënë bast në ‘Edo-bet’, atëherë edhe ai mund të përfundojë në burg, pasi në Holandë është në fuqi ligji që sanksionon nëse vë baste tek bastoret që nuk kanë licencë kombëtare.

Related Articles