Situata në zonat e përmbytura në Bosnjë e Hercegovinë tani për tani është e qëndrueshme. Më e vështira aktualisht është në pjesën e Tuzlës, ku uji kërcënon ndërtesat e banimit.
Situata është e vështirë edhe në Zhivinice, ku janë evakuuar 13 persona. Në pjesën e Sarajevës, uji po tërhiqet në shtretërit e tij. Ekipet ndodhen në terren për riparimin e dëmeve pas përmbytjes. Në zonën e Konjiqit dhe Jabllanicës situata me rrjedhat ujore është stabilizuar. Shumica e qytetarëve kanë sërish rrymë, shkruajnë mediat boshnjake, transmeton Express.
Situata në Republika Srpska është shumë më e qetë. Niveli i lumenjve është në rënie. /Gazeta Enigma.