Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka treguar se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka dhënë qasje në disa dokumente publike, përkundër kërkesës që u është parashtruar.
Molliqaj ka publikuar kërkesat që ia ka parashtruar kësaj ministrie, derisa ka thënë se institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura sepse mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej.
Ai po ashtu ka treguar se kanë kaluar 33 ditës prej se kanë dorëzuar në Komisionin për Peticione plotësimet e kërkuara nga KQZ lidhur me Peticionin për Faljen e Gjobave të Pandemisë, e që ende nuk kanë marrë përgjigje.
“Ligji për Qasje në Dokumente Publike detyron Ministrinë e Shëndetësisë që një gjë të tillë ta bëjnë brenda një afati 7 ditor. Ata patjetër se janë në shkelje të ligjit. Por, mungesa e transparencës është simptoma e parë për një problem që po zihet brenda. Paaftësinë dhe paranojën nuk po e fshehin dot. Se çfarë po ruhet nga fshehja e informacionit do ta ndjekim deri në fund”, ka shkruar ai.
Shkrimi i tij i plotë: