Detaje të reja nga rasti tragjik në Gjilan, nënkolonel Azemi flet për Gazetën ‘Enigma’

Detaje të reja nga rasti tragjik në Gjilan, nënkolonel Azemi flet për Gazetën ‘Enigma’

Në orët e mbrëmjes në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një vrasje, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Nënkolonel, Remzi Azemi ka thënë se rreth orës 21:00, Policia Rajonale në Gjilan është njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Si pasoj e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur pa shenja jete dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur”, ka thënë ai.

Nënkolonel, Remzi Azemi në një lidhje direkte për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se ende nuk dihet nëse personi që ka humbur jetën dhe personi i plagosur janë nga e njejta familje.

“Ende nuk ka njohuri nëse personat që kanë pasur konflikt ku ka përfunduar me vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetrit nëse janë sk njejtës familje apo jo”, ka thënë Azemi.

Njëherit, Azemi ka thënë se jemi në fazën fillestare duke potencuar se këto janë informatat e para dhe pritet grumbullimi i infomacioneve shtesë për të dalë me njohuri të reja në lidhje me rastin./Gazeta Enigma/

Related Articles