Ferizaj: Rrahen mes vete gjashtë persona, katër prej tyre arrestohen

Ferizaj: Rrahen mes vete gjashtë persona, katër prej tyre arrestohen

Gjashtë persona janë rrahur mes vete në Ferizaj, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Sipas Policisë motivet e rrahjes janë ende të panjohura.

Si pasojë e përleshjes, lëndime kanë pësuar të gjithë të dyshuarit për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor.

Me aktvendim te prokurorit kujdestar, katër (4) prej te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Rr. Isamail Raka, Ferizaj, 08.111.2021-20:00. Gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, të ndarë në dy grupe, për motive të panjohura janë përfshirë në një përleshje (rrahje) në mes veti.

Si pasojë e përleshjes, lëndime kanë pësuar të gjithë të dyshuarit për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, katër (4) prej te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor . Rasti është duke u hetuar./Gazeta Enigma/

Related Articles