Johnson i dërgon letër Kurtit, mbështet prioritetet nga qeveria për sundim të ligjit dhe luftimin e korrupsionit

Johnson i dërgon letër Kurtit, mbështet prioritetet nga qeveria për sundim të ligjit dhe luftimin e korrupsionit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media ku bëhet e ditur se Albin Kurti është takuar sot me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

 “Kryemnistri Johnson e vlerëson lart miqësinë e afërt historike mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.  Ai rithekson zotimin e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Përmes kësaj letre, Johnson, ka shprehur vullnetin për të punuar së bashku me kryeministrin Kurti, për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit e prosperitetit për Kosovën dhe të rajonit.

Jonhson thekson se mirëpret dhe mbështet prioritetet e përcaktuara nga qeveria për fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19.  

Në përmbyllje të urimit, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shpreson që rezultati historik nga zgjedhjet e 14 shkurtit do të ofrojë mundësi të reja për Kosovën për progres në dialogun me Serbinë.

Related Articles