Shiu meteorik Lyrid do të krijoj shfaqje mahnitëse në qiell këtë muaj

Shiu meteorik Lyrid do të krijoj shfaqje mahnitëse në qiell këtë muaj

Ka mbërritur shiu i parë i madh i meteorëve i vitit 2021, i cili është një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë astronomët amatorë.

Shiu meteorik Lyrid është një fenomen kozmik që do të ndezë shirita drite nëpër qiellin e natës në mes të prillit. Edhe nëse nuk është ‘dushi’ më i fuqishëm i vitit, mund të prisni të shihni 18 meteorë të shpejtë dhe të gjallë çdo orë në nivelin më të lartë.

Shkëlqimi nga një hënë gati e plotë mund, megjithatë, t’i bëjë meteorët më të vështirë për t’u parë se normalisht.

Çfarë do të ndodhë?

Ndërsa Toka bashkohet me orbitën e kometës, materia e avulluar përplaset në atmosferën tonë me një shpejtësi prej rreth 110,000 milje në orë. Meteorët klasifikohen si me shpejtësi të mesme. Shiu ka një kulm prej rreth 10-20 meteorë në orë në hemisferën veriore në rrethana normale. Intensiteti është shumë më i ulët në hemisferën jugore, me 1-2 në orë.

Kur dhe ku mund të shikoni një vështrim të Lyrids?

Sipas EarthSky, meteorët Lyrids do të intensifikohen në orët e hershme të mëngjesit të enjten, më 22 prill, dhe të vazhdojë deri në mëngjesin e 23 prillit. Koha më e mirë për të parë shi meteorësh, pavarësisht se ku je në planet , është në mes mesnatë dhe agim. Telegrafi

Related Articles