Qeveria e Kosovës ka ndarë 2.5 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale, pak ditë pasi u raportua për mungesë masive të ilaçeve të shtrenjta kundër kancerit, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se Qeveria e sheh shqetësuese mungesën e vazhdueshme të barnave.
Ai ka sqaruar se në total janë ndarë nga kjo qeveri rreth 30 milionë euro./Gazeta Enigma/