Armando Broja do të jetë pjesë e Shqipërisë për duelet kundër Anglisë dhe Andorrës, më 12 dhe 15 nëntor.
Ka qenë klubi i Southampton që e ka konfirmuar këtë gjë në ditën e sotme, kur ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë me kombëtaret e tyre.
Edhe Broja bën pjesë në listë dhe klubi i Ligës Premier e ka vënë në qendër të vëmendjes pasi luan në ‘Wembley’ kundër Anglisë.
Sulmuesi nga Malësia e Madhe ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi.
Duket ai ka marr ditë e gjelbër nga stafi mjekësor i klubit dhe trajneri Edy Reja mund ta llogaritë për dy ndeshjet e fundit të kualifikuesve të ‘Katar 2022’.
/Gazeta Enigma/