Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi mund të huazohet në janar te skuadra e Fenerbahçes, raportojnë mediumet në Itali.
Por, një marrëveshje huazimi në mes të klubit të tij Lazios dhe ish-klubit Fenerbahçe ende nuk është arritur.
Megjithatë, siç raportojnë mediumet italiane ka një pajtim nga ana e Muriqit që të largohet drejt Turqisë, ku edhe shkëlqeu para se të transferohej në Itali.
27-vjeçari nga Prizreni këtë edicion me fanellën e Lazios në të gjitha garat ka asistuar një herë në nëntë paraqitje.
Sulmuesi shtatlartë me klubin italian ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. /Gazeta “Enigma”/