Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata

Gjatë ditës së enjte, njësitet policore në Mitrovicë dhe Vushtrri, kanë arrestuar dy persona për të cilët ishin aktive dy urdhëresa të lëshura nga Gjykatat kompetente.

“Realizimi i urdhëresës së parë përkatësisht arrestimi i: E. C.,18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ndaj të cilit Gjykata kompetente kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale “Dhunim”, pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti .

Ndërsa realizimi i urdhëresës së dytë përkatësisht arrestimi i: M. H.,30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ,është bërë në fshatin Vernicë të Vushtrrisë, ndaj të cilit Gjykata kompetente kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale “Falsifikim i parasë ”, pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles