Shoqata Sindikale e Postës së Kosovës ka protestuar lidhur me keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin në këtë ndërmarrje.
Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Bordit të Përkohshëm, u.d KE Fakete Kadiu, u.d drejtori i Resurseve Njerëzore, Petrit Karakashi, drejtoreshë e Operativës, Saranda Isufi, si dhe dorëheqja e Komisionit për Ristrukturim të Postës.
Kryetari i kësaj Sindikate, Liridon Mirena, ka thënë para medieve se kjo protestë është paralajmëruese për hapat e mëtejme Sindikalë që do t’i ndërmarrin nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.
“Kërkesat tona janë: Dorëheqje e parevokueshme e Bordit të Përkohshëm, u.d KE Fakete Kadiu, u.d drejtor i Resurseve Njerëzore, Petrit Karakashi, drejtoreshë e Operativës, Saranda Isufi, si dhe dorëheqja e Komisionit për Ristrukturim të Postës”, tha ai.
“Dorëheqjet kërkohen për shkak te keqmenaxhimit te skajshëm, abuzimit, dëmtimit të Postes dhe punëtoreve të Postës, kërcënimeve, shantazheve, paaftësisë për nxjerrjen e Postës nga kriza, përgatitjes së programit te ri te Postës sipas interesave te një grupi te paafte dhe keqpërdorues”, u shpreh Mirena.
“Heshtja pas plaçkitjes së 40 mijë eurove me çast jo vetëm që u dëmtua rëndë Posta e Kosovës por edhe punëtorët janë rrezikuar me jetë është papërgjegjësi e pafalshme e BPD, UD KE dhe Menaxhmentit. Edhe pas kësaj plaçkitje punëtorët vazhdojnë të vihen para rrezikut të njëjtë për jetë”, tha ai. /Gazeta “Enigma”/