Mediet që raportojnë nga komunat veriore të vendit bëjnë të ditur se në vendbanimet serbe të mërkurën janë regjistruar 70 raste të reja me COVID-19 nga 154 testime të realizuara.
Sipas Shtabit të Krizës në veri të Mitrovicës, në Leposaviq janë regjistruar 24 raste të reja me COVID-19, 19 raste në Mitrovicë, 10 raste në Zveçan, 7 raste në Zubin Potok, 4 raste në Graçanicë, 2 raste në Gjilan, etj.
Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në Kosovë sot janë regjistruar 6 raste të reja me COVID, përderisa nuk janë shënuar viktima nga ky virus vdekjeprurës./Gazeta “Enigma”/