Vaksinimi kundër COVID, prej kohësh është shoqëruar me disa pyetje.
Të shumtë janë ata që pyesin se çfarë parashikohet për mësuesit, për ata që janë vaksinuar jashtë vendit dhe për ata që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit me AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe vaksinat e tjera.
Fushata për dozat e treta vazhdon dhe qeveritë e ndryshme në mbarë botën po marrin masa për zgjerimin e vaksinimit në masë.
Ja cilat janë disa nga pyetjet më të zakonshme si dhe përgjigjet e tyre.
Kush duhet të marrë dozën e tretë?
Aktualisht rekomandohet administrimi i dozave të treta: për të gjithë personat mbi 60 vjeç, për mjekët, për gjithë punonjësit në institucione të ndryshme dhe për njerëzit me imunitet të dobët.
Sa muaj pas përfundimit të ciklit të vaksinimit mund të bëhet doza e tretë (nëse bën pjesë në kategoritë e mësipërme)?
Personat që kanë kryer dozat e para dhe të dyta të vaksinimit, mund të kërkojnë dozën e tretë 28 ditë pas përfundimit të ciklit të vaksinimit: për ta ajo quhet dozë “shtesë” sepse janë njerëz që nuk i janë përgjigjur në mënyrë efektive dy injeksioneve të para.
Për të gjitha të tjerat (të kategorive të përmendura më sipër), të ashtuquajturat doza “përforcuese” janë të mundshme vetëm pas 6 muajsh nga përfundimi i ciklit të vaksinimit, pavarësisht nga lloji i vaksinës së përdorur. Qëllimi, në këtë rast, është riaktivizimi i prodhimit të antitrupave.
Çfarë vaksinash jepen për dozën e tretë?
Në Itali, pavarësisht nga vaksina e përdorur për ciklin e parë të vaksinimit (Astrazeneca, Moderna, Pfizer, Johnson & Johnson), vetëm një nga dy vaksinat m-Rna (Pfizer ose Moderna) përdoret si dozë «përforcuese».
Në rastin e Moderna, gjysma e dozës është e mjaftueshme për përforcuesin.
Çfarë duhet të bëjnë ata që janë vaksinuar me Johnson & Johnson?
Këta persona mund të marrin dozën e tretë menjëherë, për sa kohë që kanë kaluar gjashtë muaj nga vaksina e fundit.
Vaksinat e përdorura për dozën e tretë janë gjithmonë ARN dhe gjithmonë zbatohet rregulli i gjashtë muajve nga vaksinimi i fundit, por ju duhet të jeni pjesë e njërës prej kategorive të përmendura në përgjigjen e parë.
Çfarë parashikohet për ata që kanë marrë vaksina të paautorizuara nga EMA (organi rregullator i Bashkimit Evropian), si Sinovac dhe Sputnik?
Personat e vaksinuar jashtë vendit me një vaksinë të paautorizuar mund të marrin një dozë përforcuese me vaksinën m-ARN në dozat e autorizuara për përforcues duke filluar nga 28 ditë dhe deri në maksimum 6 muaj pas përfundimit të vaksinës që kanë bërë.
Pse janë të nevojshme dozat e treta?
Mjekët e këshillojnë dozën e tretë të vaksinës pasi sipas tyre ende nuk është forcuar imuniteti kundër virusit te njerëzit.
Doza e tretë raporton mbrojtje nga organizma.