Një 80-vjeçar u godit për vdekje nga një veturë në Gjakovë, derisa ishte duke drejtuar biçikletën.
E dyshuara që e goditi viktimën është arrestuar, kanë njoftuar për Gazetën “Enigma” nga Policia e Kosovës.
Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës, nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka humbur jetën.