Vdes një person pas një goditje nga vetura në Gjakovë

Ka vdekur një person në Gjakovë, pas një goditje nga vetura, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e kanë konfirmuar Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës për Gazetën “Enigma”.

“Ju njoftojmë se sot me datë 12.11.2021 rreth orës 12: 00 minuta në Rr. Faik Konica në Gjakovë ka ndodhë një aksident trafiku ,në mes një veture dhe një ngasësi të biçikletës, me lëndime të rënda trupore si pasojë ka ardhë deri te vdekja e ngasësit të biçikletës. Për inormata më të hollësishme do ju njoftojmë ne vijimesi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dihet vetëm se shoferja e veturës e ka goditur një biçiklist, i cili nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka humbur jetën

Related Articles