2365 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Slloveni në 24 orët e fundit, që paraqet një rritje të lehtë të rasteve nga java në javë, me një normë pozitive prej 44.2 për qind, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (NIJZ).
Të dhënat e NIJZ tregojnë se incidenca 14 ditore për 100 mijë banorë është 2003, pra 34 më shumë, raporton agjencia STA.
NIJZ vlerëson se tani ka 42.240 raste aktive të koronavirusit në vend, që është më shumë se 700 krahasuar me numrin e djeshëm. /Gazeta “Enigma”/