Shumë qytetar simpatizues të Partisë Demokratike në Komunën e Vushtrrisë vetëm kanë nisur festën për fitore të PDK-së.
Entuziazmi i tyre paraprak është manifestuar me brohoritje, përqafime ndër miqsh, e fishekzjarre.
EXIT Poll-i i realizuar nga Albanian Post, e ka nxjerrur kandidatin e PDK-sl, Ferit Idrizin, me 55% të votave në raport me vetëm 45% sa ka Xhafer Tahiri, kandidati i Lidhjes Demokratike
Idrizi nga PDK kishte fituar në raundin e parë 10 mijë e 247 vota ose 34,81 për qind dhe Xhafer Tahiri nga LDK i cili kishte marrë 9 mijë e 956 vota ose 33,82 për qind.
Rezultatet ende priten të përmbyllen, por trendi i matur i votës në Komunën e Vushtrrisë, e nxjerrë PDK-në fituese.