Parregullsitë gjatë procesit zgjedhor, Prokurori i shtetit ndalon tre persona

Parregullsitë gjatë procesit zgjedhor, Prokurori i shtetit ndalon tre persona

Prokurori i Shtetit ka ndaluar gjatë ditës së zgjedhjeve tre persona lidhur me procesin zgjedhor.

Sipas komunikatës për medie, gjatë gjithë ditës së sotshme lidhur me procesin zgjedhor për balotazh, për Kryetar komune, nga rastet e trajtuara, janë evidentuar katër (4) raste me pesë (5) persona, prej tyre tre (3) persona janë në ndalim, ndërsa dy (2) persona në procedurë të rregullt.

“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka trajtuar dhe është duke trajtuar me kujdes çdo informacion dhe rast që është paraqitur tek organet e rendit që lidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se do të vazhdoj të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtar të të gjitha votave. /Gazeta Enigma/.

Related Articles