Formacioni më i mirë në Ligën Premier deri tani këtë sezon – Figurojnë emra si Salah dhe Dias, mungon CR7

Formacioni më i mirë në Ligën Premier deri tani këtë sezon – Figurojnë emra si Salah dhe Dias, mungon CR7

Faqja e njohur sportive GivemeSport ka publikuar një formacion me lojtarët që mendon se ishin më të mirët deri tani këtë sezon në Ligën Premier, ku disa emra janë befasues që gjenden pjesë e tij dhe disa tjerë që mungojnë.

Liga Premier ka zhvilluar 11 xhiro deri më tani në sezonin 2021/22 duke sjell ndeshje të forta dhe garë të madhe mes klubeve si Chelsea, Manchester City dhe Liverpool në krye të tabelës.

Në këtë fillim sezoni shumë lojtarë kanë pasur paraqitje të mira duke udhëhequr klubet e tyre drejt rezultateve pozitive.

Faqja e njohur sportive GivemeSport ka publikuar një formacion me lojtarët që mendon se ishin më të mirët deri tani këtë sezon në Ligën Premier.

Në këtë formacion nuk ka si të mungojnë emra si Mohamed Salah, i cili ka shënuar 10 gola e 7 asistime dhe Micheal Antonio i West Hamit me 6 gola dhe 3 asistime.

Pjesë e formacionit është edhe portieri Edouard Mendy që ka pranuar vetëm katër gola këtë sezon, ndërsa aty gjejnë vend edhe mbrojtësit në formë si Ruben Dias, Trent Alexander-Arnold dhe Antonio Rudiger.

Mungesa më e madhe padyshim se është ajo e Cristiano Ronaldos, i cili ka qenë padyshim lojtari më i mirë i Manchester Unitedit këtë sezon.

Liverpool dhe Muhamed Sallah në plan të parë

Megjithatë, Ronaldo gjendet në bankën rezervistë me emra tjerë të njohur si Paul Pogba, Gabriel Jesus dhe Rodri.

Në listë gjithashtu mungojnë emra si Romelu Lukaku apo Harry Kane, të cilët kanë performuar nën nivel.

Formacioni: Mendy; Alexander-Arnold, Rudiger, Dias, Cancelo; Bernardo Silva, Rice, Smith-Rowe; Salah, Antonio, Foden;

Premier League, formacioni elitë

Related Articles