Kryetari i Tiranës Erion Veliaj ka uruar kryetarin e zgjedhur të Prishtinës Përparim Rama.
“Urime nga zemra Përparim Rama për fitoren në Prishtinë, mezi pres që të përveshim mëngët për ta çuar më tej vëllazërinë mes kryeqyteteve tona! FORCA!”.
Veliaj në një postim në Twitter ka përgëzuar edhe kandidatët e tjerë, Arben Vitinë, Uran Ismailin dhe Daut Haradinajn, për fushatën “kaq qytetare, për t’u marrë shembull nga të gjithë”.
Ramën e ka uruar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili u shpreh kurioz për punën e ardhshme të një kryebashkiaku arkitekt./Gazeta Enigma/