Hyseni ka disa fjalë për qytetarët pas humbjes në Podujevë

Hyseni ka disa fjalë për qytetarët pas humbjes në Podujevë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Hyseni ka reaguar pasi nuk arriti të fitonte në këtë komunë.

Hyseni, duke falënderuar qytetarët, ka thënë se pavarësisht rezultatit do të vazhdojë t’u shërbjë atyre.

 “Dua t’u falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje në këtë proces zgjedhor.  Unë ju kam shërbyer për vite me radhë në forma të ndryshme dhe bashkë kemi fituar shumë beteja, por këtë nuk arritëm. Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoi të jem pranë jush. Do të vazhdoi t’u shërbej, sepse kjo është në natyrën time.  Ju premtoi të gjithëve që më kanë mbështetur se nuk do t’u braktis, por do të rikthehemi edhe më të fuqishëm”, ka shkruar Hyseni. /Gazeta Enigma/.

Related Articles