Hyseni mori 859 vota më shumë se Haziri

Hyseni mori 859 vota më shumë se Haziri

Të dielën është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna të Kosovës, ku edhe Gjilani ishte një ndër Komunat ku ishte mbajtur balotazhi.

Aty garuan Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.

Haziri i cili ishte kryetar i Gjilanit qe katër mandatë, humbi garën në përballjen me kundërkandidatin e tij.

Për 859 vota Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje fitoi në qytetin e Gjilanit, duke e mposhtur Lutfi Hazirin.

Hyseni i mori 21,374 vota kurse Haziri i mori 20,515 vota.

Related Articles