Policia e Kosovës raporton për një rrahje masive mes 30 personave në Mitrovicë të Veriut, ku disa prej tyre kishin qenë të dehur raporton Gazeta Enigma.
Në raport thuhet se Policia ka gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës. Derisa si pasojë e rastit, një person kishte marr lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit
“Mitrovicë Veri, 13.11.2021 – 23:20. Është raportuar se në një lokal ka ndodhë një rrahje masive ku dyshohet se kanë qenë rreth 30 persona, disa prej tyre kishin qenë të dehur, dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh, pasi në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës. Si pasojë e rastit një person, viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.