Mot i qëndrueshëm, me diell e vranësira në fillim të javës.
Fuqizimi i erës ditëve të para të javës mund të zbusë pak situatën e përkeqësuar me cilësinë e ajrit, pasi që indeksi i cilësisë së ajrit pasditen e së hënës dhe të martën, do të jetë edhe në vlera mesatare apo edhe të pranueshme.
Sipas Prishtina Weather këtë të martë do të kemi mot paradite me shumë vranësira e pasdite dhe në mbrëmje me kthjellime.
Temperaturat minimale do të shënojnë 3 gradë Celsius derisa ato maksimale do të arrijnë deri në 13 gradë./Gazeta Enigma/