Lëndohet një person nga një aksident në Carralevë

Lëndohet një person nga një aksident në Carralevë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur të enjten në Carralevë, ku si pasojë një person ka marrë lëndime.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Një aksident mes një kamioni dhe një automjeti pikap ka ndodhur rreth orës 14:30. Një person ka marrë lëndime përveç dëmeve materiale. Personi i lënduar është duke u trajtuar në emergjencë, për momentin nuk kemi informacione se në çfarë gjendje është”, tha Osmanollaj. /Gazeta Enigma/.

Related Articles