Mungon kabineti qeveriat në seancë, Konjufca kërkon pauzë: Qeveria të bëhet më serioze

Mungon kabineti qeveriat në seancë, Konjufca kërkon pauzë: Qeveria të bëhet më serioze

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje kabinetit qeveritar që të jenë të pranishëm në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, për të prezantuar ligjet.

Janë disa ligje të cilat duhet të prezantohen nga ministrat përkatës të Qeverisë së Kosovës, të cilët nuk ishin të pranishëm kur nga ta kërkohej që paraqiteshin para deputetëve.

Konjufca ka bërë thirrje për seriozitet nga ministrat dhe ka thënë se kështu nuk mund të funksionoj Kuvendi i Kosovës.

“Kështu nuk mund të funksionoj Kuvendi i Kosovës. Shkojmë në pauzë 20 minuta derisa Qeveria të bëhet më serioze”, theksoi Konjufca. /Gazeta Enigma/.

Related Articles