Fëmijët njihen me punën e Avokatit të Popullit në Ditën Universale të të drejtave të tyre

Fëmijët njihen me punën e Avokatit të Popullit në Ditën Universale të të drejtave të tyre

Institucioni i Avokatit të Popullit për nder të Ditës Universale të të drejtave të fëmijëve ka organizuar pritje për një grup të fëmijëve nga SOS fshatrave të Kosovës, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Ata u pritën nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili i njoftoi me punë që bënë ky institucion.

Qelaj më pas iu ka garantuar atyre mbrojtjen e të drejtave të garantuara me ligj e konventa ndërkombëtare.

Dita universale e të drejtave të fëmijëve u themelua në vitin 1954 nga Kombet e Bashkuara dhe shënohet më 20 nëntor për çdo vit. Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijëve dhe përmirësimin e mirëqenies të tyre.

Ditën universale të fëmijëve e kanë shënuar dy ngjarje të mëdha: në vitin 1959 Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar Deklaratën për të drejtat e fëmijëve, ndërsa po atë ditë tridhjetë vite më vonë, në vitin 1989 u miratua Konventa për të drejtat e fëmijëve.

Konventa për të drejtat e fëmijëve është dokument i cili ka numrin më të madh të ratifikimeve nga shtetet, duke e deklaruar kështu fuqishëm vullnetin për përmirësimin e të drejtave të fëmijëve, të theksuara me dispozitat e konventës për mbrojtjen e të drejtave dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete, si dhe për zbatimin e standardeve minimale për mbrojtje shëndetësore, arsimim dhe mbrojtje sociale./Gazeta Enigma/

Related Articles