Nuk do të ketë tifozë në duelin Bayerni – Barcelona

Nuk do të ketë tifozë në duelin Bayerni – Barcelona

Një lajm i keq është dhënë nga autoritetet gjermane. Gjendja me COVID-19 në Gjermani ka nisur të përkeqësohet.

Si pasojë e masave antiCOVID-19, dueli Bayern Munich – Barcelona do të luhet me dyer të mbyllura.

Kjo përballje do të luhet më 8 dhjetor nga ora 21:00 dhe nuk do të lejohen tifozët.

Së fundmi në Evropë po lejohen në stadiume mbi 50% e tifozëve, një gjë e tillë është lejuar edhe në Gjermani, por situata me COVID-19 është përkeqësuar së fundmi.

Bayerni dhe Barcelona do të luajnë këtë ndeshje në kuadër të xhiros së fundit në grupe.

Related Articles