Jep dorëheqjen pas një skandali kryetarja e parlamentit norvegjez

Jep dorëheqjen pas një skandali kryetarja e parlamentit norvegjez

Kryetarja e parlamentit norvegjez, Eva Kristin Hansen ka dhënë dorëheqjen pas një skandali, lidhur me një apartament që ajo zotëron në Oslo.

Kryeparlamentarja tha për mediet norvegjeze se  ”mendonte se ishte e paarsyeshme që parlamenti të kishte një kryetare parlamenti të hetuar nga policia”.Hansen bëri me dije se kishte kontaktuar  kreun e partisë së saj dhe kreun e grupit parlamentar për të thënë se do të largohej nga posti i presidentes së legjislaturës”.

Eva Kristin Hansen u vu në qendër të kritikave pasi u zbulua se ajo mund të ketë përfituar padrejtësisht një apartament në kryeqytetin norvegjez./Gazeta “Enigma”/

Related Articles