Parashikimi i motit për të shtunen dhe katër ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për të shtunen dhe katër ditët e ardhshme

Fundjava me kthjellime.

Të dielen në mëngjes ngrica e mjegull. Javën e ardhshme priten reshje shiu.

20.11 – Paradite me vransira, e gjatë ditës vransirat shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.

21.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull, vende-vende edhe ngrica.

22.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite e në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

23.11 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.

24.11 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale të dielen zbresin edhe në -1C, e më pas shënojnë rritje deri në 5C e 7C.

Temperaturat maksimale në fundjavë në rritje deri në 13C e 14C, e më pas në rënie deri në 8C ditën e mërkurë.Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, nga dita e diel nga krahu jugor 2-5m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles