Është arrestuar edhe i dyshuari i katërt për tentim-grabitjen e së hënës që ndodhi në një argjendari në Prizren.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj thotë se personi në fjalë është arrestuar me dyshimin për veprën penale grabitje në tentativë me datë 15 nëntor 2021 në Prizren.
Dy ditë më parë janë arrestuar edhe tre të dyshuarit tjerë për këtë rast.
Nga kjo tentim-grabitje në Prizren kishin mbetur të lënduar pronarët e argjendarisë, babë dhe bir.