Vila e ish-diktatorit me ajrin e rëndë frymoi letërsi dhe filozofi për disa orë.
Liria e Lea Ypit shëtiti në sixhadetë, dhe tavanet me fulltake nga lagështia e dhomës.
Mes librave që gjendeshin ne dhomën e pritjes ishte dhe vepra e Stalinit – jo atij pa kokë që shkruhet në librin “Të lirë – Të rritesh në fund të historisë”.
Zgjedhja nuk ishte aspak rastësore por një përmbushje e një dëshireje të vetë autores.
Ndarja e madhe midis gjuhës së koduar të prindërve dhe të afërmve të saj për “të burgosurit politikë” ishte hapi i parë i një kuptimi të ri dialektik në jetën e saj – bashkëngjitur ndryshimeve që po pësonte asokohe Shqipëria.
Duke mbetur në gërmadha, sistemet mund të ndryshojnë, edhe pse historia duhet rimenduar përmes mundësisë së takimit me të dhe përgjigjes ndaj së kaluarës.