Dua Lipa fiton çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në Francë

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në Francë

Ceremonia franceze e ndarjes së çmimeve “NRJ Music Awards”, ka shënuar edicionin rikthyes këtë vit, ndërsa në mesin e fitueseve internacionalë ishte edhe këngëtarja me reputacion ndërkombëtarë dhe origjinë nga Kosova – Dua Lipa.

Madje, Lipa, ka fituar çmimin kryesor të artistëve të huaj, jo francezë, ndërsa ka triumfuar në kategorinë “Artistja Ndërkombëtare e Vitit”, në edicionin e këtij viti të “NRJ Music Awards”.

Storie e publikuar nga Dua Lipa në Instagram.

“Faleminderit dashuritë e mia”, ka mbishkruar Dua në një storie të publikuar në llogarinë e Instagram-it, teksa bëhej e ditur se ka rrëmbyer çmimin e lartë cekur.

Por, Dua, nuk ishte e pranishme në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve, ndërsa nuk i ka zbuluar arsyet se pse nuk ka udhëtuar drejt Francës.

Ajo që dihet është se Lipa bashkë me familjen e saj së fundmi janë rikthyer në shtëpinë e tyre në Londër, ku edhe besohet se do t’i presin festat e fund vitit.

Përndryshe, “NRJ Music Awards” është mes ngjarjesh më të mëdha në shtetin francez, teksa ka vijuar të shfaqet që nga viti 2001 nga stacioni radiofonik NRJ në partneritet me kanalin televiziv TF1.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “NRJ Music Awards”.

Që nga viti 2014, në përgjithësi zhvillohet çdo vit të shtunën e parë të nëntorit, drejtpërdrejt nga Palais des Festivals et des Congrès de Cannes (Provence-Alpes-Côte d’Azur), ndërkohë që çdo vit, këngëtarët francezë dhe ndërkombëtarë shpërblehen sipas kategorive falë votave të publikut me porosi ose telefon.

Theksojmë se në kategorinë e artistëve ndërkombëtare është këngëtarja latine, Shakira, ajo që  mban rekordin e çmimeve të fituara me gjithsej 7 trofe, përfshirë një çmim nderi të fituar në vitin 2012.

Related Articles