Me 79 vota për deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë votuar raportin të Auditimin të Buxhetit për vitin 2020, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Këtë raport, e ka prezantuar Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca e cila tha se gjendja më e rënduar është te ndërmarrjet publike.
“Fokusi ynë ka qenë cilësia e raportimit financiar, efektiveti i sistemit të kontrollit të brendshëm dhe poashtu gjetjet janë mjaft të përhapura. Gjendja më e rënduar është te ndërmarrjet publike. Shpenzimet prej 18 milion eurosh ishin kualifikuar në kategori joadekuate. Deficiti i përgjithshëm ishte mbi 400 milionë euro. Detyrimet kontingjente janë 217 milionë euro. Zyra e auditimi ka kryer 11 auditime. Të gjitha mangësitë janë përshkrua në raporte individuale”, tha ajo.
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga thesari i shtetit
Ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur gjetje se thesari është i paqëndrueshëm.
Sipas saj, në rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove, sulmi ka qenë nga brenda.
“U përmend sa herë rasti i vjedhjes në thesar të 2.1 milionë dhe është potencu në raportin e auditorit. Asnjëherë më herët thesari nuk ka pasur gjetje që thesari nuk ka qenë i qëndrueshëm. Sulmi ka qenë nga brenda përkatësisht nga zyrtari që ka punuar në thesar”.
“Do të thotë thesarin ashtu siç e kemi gjet ashtu e kemi lënë, po ky rast ka ndodhur, si e kemi evidentu rastin e kemi lajmëruar rastin. Personat përgjegjës janë në burg. Sipas kërkesës time është bërë hetimi i të gjithë zyrtarëve që punojnë në thesar. Kur është fjala për faktorin njeri nuk është asgjë e sigurt, kur janë njerëzit që korruptohen është vështirë që ta evidentosh”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asgjë për ta zbuluar rastin.
Këtë raport e mbështetën edhe partitë tjera opozitare, PDK dhe AAK. Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, kërkoi që Ligji i Pagave të kalojë sa më shpejt.
“Raporti vjetor për vitin 2020 është rezultatet 126 raporteve. Me 650 rekomandimet që zyra e auditorit i ofron për institucione dhe Kuvend. Kërkesa ime është që auditori ka vlerë ti kthejnë këto rekomandime në menaxhim publik. Ne nuk e kemi zvoglu rrogën e auditorit por e kemi rrit. Kërkoj ta bëjmë ligjin e pagave”, u shpreh Tahiri./Gazeta Enigma/