Në aksidentin tragjik që ka ndodhur në Bullgari, në mesin e 45 personave që kanë humbur jetën janë edhe 12 fëmijë, mes tyre edhe dy binjakë.
Deri tani janë konfirmuar 45 persona që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.
Në autobus kanë qenë 52 persona. Shtatë persona të cilët i kanë mbijetuar aksidentit janë në spitalin “Pirgov” në Sofje.
“Në ‘Pirogov’ janë vendosur shtatë persona të gjithë me djegie në trup. Njerëzit janë në gjendje të rëndë kanë humbur familjarët”, ka thënë Maja Argirova, udhëheqëse e klinikës në “Pirgov”.
Shumica e viktimave dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut pasi autobusi po udhëtonte nga qyteti kryesor i Turqisë, Stambolli për në Shkup./Gazeta Enigma/